Komuna e Mitrovicës ndihmon me 20 mijë euro Shqipërinë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri, ka kërkuar që të vendoset si pikë e rendit të ditës, ndihma me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, për familjet e dëmtuar nga tërmeti që ka ndodhur dje në Shqipëri.

Me këtë rast këshilltarët komunal unanimisht aprovuan këtë rend dite, duke e përgëzuar dhe përkrahur iniciativën e kryetarit Bahtiri, për tu dalë në ndihmë sado pak atyre familjeve.

Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me  vëllezërit me motrat në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme