Komuna e Podujevës dhe “Jetimat e Ballkanit” nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e 10 shtëpive

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Podujevës dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet që jetojnë në kushte të rënda.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në Facebook.

“Në prag të Muajit të shenjtë të Ramazanit, sot kemi nënshkruar marrëveshje me hoxhën e nderuar Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe kushte të rënda të banimit”.

“Ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Komuna e Podujevës do të participojë me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, kurse shoqata do të financojë pjesën tjetër”, tha Bulliqi.

Bulliqi është shprehur se projekte të tilla do të vazhdojnë në Komunën e Podujevës derisa të bëhet zgjidhje për secilën familje.

“Falënderoj nga zemra të gjithë donatorët e shoqatës që po e mundësojnë realizimin e projekteve të tilla”.

Të ngjashme