Komuna e Prishtinës bashkë me fëmijët feston 1 Qershorin

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Ditës së Fëmijëve, Komuna e Prishtinës, sot ka organizuar aktivitetin “Prishtina këndon dhe vallëzon”, raporton Ekonomia Online.

Aktiviteti ka filluar me paradën e fëmijëve nga monumenti “New Born” dhe ka vazhduar në sheshin “Skenderbeu”, e deri tek sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ky aktivitet u përcjell në masat e larta të Policisë së Kosovës.

Pastaj në sheshin “Skënderbeu”, fëmijët kanë mundësinë të argëtohen dhe të shijojnë performancat me këngë dhe valle të ndryshme dhe me programe artistike të organizuara enkas për ta. 

Të ngjashme