Komuna e Prishtinës dënon Telekomin

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Inspektoriatit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se sot ka dënuar Telekomin e Kosovës për punimet siç thotë ai pa pëlqimin paraprak të organit kompetent.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiti ka shkruar se: “Nuk mund të presim respektim të rendit dhe ligjit nga qytetarët, përderisa vet institucionet nuk e bëjnë një gjë të tillë”.

“Inspekcioni dënoi sot edhe kontraktorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës, të cilët kanë zhvilluar punime pa pëlqim paraprak nga organi kompetent, duke e dëmtuar kështu hapësirën publike”, ka shkruar Tahiri.

Ai është shprehur se “Përderisa qytetarët gjobiten për dëmtime të tilla – Institucionet do të gjobiten veç me shumë”.

Të ngjashme