Komuna e Prishtinës dezinfekton 102 hektarë, kërkon nga Qeveria mjete shtesë për menaxhimin e pandemisë

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 08:05 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka paraparë të mbajë mbledhjen e Kuvendit Komunal për ndërmarrjen e dhjetë masave të reja në kryeqytet për parandalimin  e Coronavirusit.

Në dhjetë masat e parapara nga Komuna parashihet dezinfektimi i gjithë kryeqytetit, përfshirë parqet dhe rrugët.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha për Ekonomia Online se do të dezinfektohen 102 hektarë.

Mes tjerash, Nushi njoftoj se në këtë mbledhje do të kërkojnë nga Qeveria fond të posaçëm për parandalimin e virusit Corona.

“Mjetet të cilat ne nuk e kemi në fondin e ndarë për luftimin e pandemisë në Coranavirus sepse duhet të kalojë përmes Kuvendit”.

“Do të paraqesim 10 masa dhe besoj se do të marrim aprovimin nga anëtarët. Do të bëjmë kërkesë në Qeveri për ndihma të mëtutjeshme, ose ndonjë fond të posaçme për komunën, pasi është kryeqyteti dhe kemi nevojë për projekte më të harmonizuara në luftë kundër pandemisë”.

Nushi bëri të ditur që së shpejti do të vendoset pajisja në oborrin e QKMF-së ku duhet të lajmërohen të  gjithë ata që supozojnë se janë të prekur nga ky virus.

“Projektet tjera të cilat do të zbatohen së  shpejti është pajisja që do të vendoset në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Kemi vendosur shatorin ku duhet të lajmërohen të gjithë ata që supozojnë se janë të prekur nga ky virus”.

“Kemi edhe masatë tjera kemi kontraktua dezinfektimin e komplet qytetit, ku përfshihen 8 seanca, ku përfshihen 102 hektarë. Do të dezinfektohen gjitha rrugët, parqet që të jetë sa ma i pastër dhe pa brenga për qytetarët. Do t’ia ofrojmë gjitha mundësitë qytetarëve që ne si komunë mund t’i ofrojmë, përfshirë edhe pako higjienike dhe ushqimore”, u shpreh Nushi.

Numri i madh të rasteve të prekura nga ky virus, Nushi tha se janë më lehtë të menaxhuara pasi që janë të kontaktit.

“Pritet në formë eksponenciale me u rritë numri nga 140 mund të ketë numër më të madh. Rastet po janë të kontaktit e jo tash të importuara dhe po janë më lehtë të menaxhuara”, tha ai.

Të ngjashme