Komuna e Prishtinës dhe BERZh-i investojnë në 47 ndërtesa publike

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), kanë filluar projektin për përgatitjen e Planit të Veprimit të Qytetit të Gjelbër për Prishtinën.

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka thënë për EkonomiaOnline, se ky projekt është iniciativë e BERZH-it, në të cilën do të bëjnë pjesë 32 qytete.

Ahmeti ka njoftuar se do të investojnë në 47 ndërtesa publike, ku do të zvogëlojnë faturat e energjisë elektrike.

“Kjo është një iniciativë e Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Ku tashmë bëjnë pjesë 32 qytete. Ideja është që t’i ndihmojmë qyteteve në identifikimin e masave që duhet ndërmarrë një plan afatgjatë dhe pastaj për ta bërë një listë të investimeve të cilat duhet të ndërmerren. Në Prishtinë kemi filluar përgatitjen e këtij plani, do të merr kohë rreth 12 muaj. Projekti i parë që kemi identifikuar është investimi në 47 ndërtesa publike në Komunës së Prishtinës, duke përfshirë shkolla, çerdhe, QMF dhe objekte administrative. Ku do të zvogëlojmë faturën e rrymës, do të ndërrojmë dyert, dritaret e fasadat. Me faktin që zvogëlojmë faturën e rrymës e zëvendësojmë investimin e bërë. Ne në shumë shkolla edhe paguajmë rrymë të shtrenjtë dhe nuk ngrohemi mirë”, tha Ahmeti.

Me tej, Ahmeti i tha EO se projekti do të kushtoj rreth 7 milionë euro, i cili do të jetë nën kredi.

Ahmeti ka bërë të ditur se në nëntor lagjet e Prishtinës do ta kenë ngrohjen solare, derisa njoftoj se energjia e ripërtërishme do të bëhet në vitin 2020.

Unaza e Qytetit do të filloj vitin e ardhshëm, kështu tha i pari i Prishtinës për EO.

“Në nëntor do ta kemi ngrohjen qendrore me energji solare e cila do ta rregulloj problemin e lagjeve të cilat janë ngrohë me qymyr e na kanë shkaktuar ndotje. Projekti i parë do të na kushtoj 5-7 milionë euro ku do të jetë kredi. Ndërsa për energji solare do të jetë grante dhe kredi prej qeverisë gjermane e komisioni evropian. Kurse energjia e ripërtërishme do të jetë në vitin 2020. BERZHI do ta financojë mbi 100 milionë euro Unazën e Qytetit. Unaza e qytetit do të jetë kredi komplet nga BERZHI.Pritet të filloj vitin e ardhshëm, deri në qershor do ta kemi projektin përfundimtar nga BERZHI”, tha ai.

Neil Taylor, shef i Zyrës së BERZH në Kosovë, theksoi se projekti për një Prishtinë të Gjelbër do të filloj së shpejti, dukë bërë rinovimin e 47 objekteve përmes energjisë së ripërtritshme.

Taylor ka njoftuar se ky projekt do të financohet me kredi, derisa theksoi se përmes këtij plani do të rrisë aparaturën e objekteve në nivel të arsyeshëm.

Ndër të tjera, Taylor tha se ky projekt do ta shpaguaj vetveten duke bërë rikthimin e investimeve përmes zvogëlimit të faturave të energjisë.

“Synon të pergatisë një listë të projekteve investive si nga ne edhe financier të tjera dhe nga Komuna e Prishtinës direkt. Ka shumë projekte që mund të bëhen në këtë fushë po ideja e këtij projekti është që t’i prioritizoj këto masa dhe projekte konkrete. Projekti i parë që kemi zhvilluar dhe do të filloj së shpejti ku është finalizuara studimi i fizibiliteti, është rinovimi i 47 objekteve për masa të eficencës së energjisë së ripërtritshme, duke përfshirë shkolla, çerdhe dhe ambulanta të mjekësisë familjare. Duke bërë izolimin e  xhamave, kulmeve dhe sistemeve të ngrohjes, që shpresojmë të bëjmë sa më shpejt.

“Do të financohet me kredi dhe grante të financuara nga programi për energji të ripërtritshme. Pra qëllimi i klasave shkollore dhe i objekteve shëndetësore të bëhen me efiçiente sa i përket konsumit të energjisë. Do të rrisimin aparaturën në një nivel të arsyeshëm. Projekti e shpagun vetvetën sepse do të zvogëlojë fatura e energjisë elektrike, do ta kthejmë gjithë investimin e ndërmarrë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Prishtina ka shprehur dëshirën për të ndërmarrë një qasje sistematike në adresimin apo trajtimin e sfidave të tij mjedisore urbane duke marrë pjesë në Kornizën e Qyteteve të Gjelbra të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).Si pjesë e kësaj Kornize, Komuna e Prishtinës do të zhvillojë një Plan Veprimi për Qytet të Gjelbër (PVQGJ), i cili mbulon një gamë të gjerë të sfidave mjedisore urbane.

Ky plan synon të udhëheqë Prishtinën për të identifikuar, renditur sipas rëndësisë dhe për të adresuar sfidat e tij më të ngutshme mjedisore dhe për të krijuar një vizion për të ardhmen e gjelbër të Qytetit.

Ministria Federale e Financave Austriake është duke e financuar me shumë bujari projektin përmes BERZH-it. Qyteti i Prishtinës do të zhvillojë PVQGJ-në e tij gjatë 16 muajve të ardhshëm, të ndihmuar nga kompania Mott MacDonald Limited, nga Mbretëria e Bashkuar, e mbështetur nga një numër i nën-konsulentëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Nisja Zyrtare për PVQGJ do të sigurojë informacione themelore në lidhje me PVQGJ-në dhe rëndësinë e saj për Qytetin tonë dhe gjithashtu ofron një mundësi për t’u takuar me përfaqësuesit e BERZH-it dhe të ekipit të Konsulenti.

Të ngjashme