Komuna e Prishtinës dhe FSK-ja shpërndajnë mbi 2 000 pako ushqimore për familjet në nevojë

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 10:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori për Mirëqenie Sociale në komunë e Prishtinës, Dren Kukaj ka mbajtur konferencë për medie lidhur me informimin për shpërndarjen e pakove ushqimore, raporton Ekonomia Online.

Kukaj ka sqaruar se në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës do të bëjnë shpërndarjen e pakova ushqimore për familjet në nevojë.

“Dje kemi filluar një aksion të iniciuar  nga komuna e Prishtinës për shpërndarjen e mbi 2000 pakove ushqimore”.

“Ne në komunë e Prishtinës i kemi 1 500 familje ma asistencë sociale dhe po ashtu ka gati qe tri javë kemi lansuar edhe mundësin për paraqitje të atyre që kanë nevojë”.

“Kemi filluar shpërndarjen e pakove ushqimore deri te shtëpitë e atyre. Aksioni ka filluar dje do të vazhdojë sot dhe përfundon nesër. Janë 100 persona të involvuar në shpërndarjen e këtyre pakove”.

Fiton Kastrati, toger në FSK, tha se po ndihmojnë komunë e Prishtinës në shpërndarjen e këtyre pakove në mënyrë që të janë sa më afër familjeve në nevojë, raporton EO.

“FSK-ja është gjithmonë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë kësaj kohe do të jemi sa më afër qytetarëve”.

Të ngjashme