Komuna e Prishtinës fsheh lejet e ndërtimit

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 13:03 | Nga

Komuna e Prishtinës ka vendosur që në këtë fillim të vitit të mos publikojë lejet e ndërtimit.

Asnjë nga lejet e dertimit që janë lëshuar në këtë fillim vit, nuk është publikuar akoma nga Komuna e Prishtinës.

Leja e parë e lëshuar në vitin e kaluar ka qenë me 10 janar, ndërsa e fundit më 27 dhjetorë.

Në vitin e kaluar Komuna ka lëshuar 183 leje të ndërtimit, ndërsa në vitin 2016 ishin lëshuar 160 leje, shkruan lajmi.net.

Të hyrat më të mëdha të Prishtinës grumbullohen nga taksat e lejeve të ndërtimit.

Gjatë vitit 2017, taksa në emër të lëshimit të lejeve të nderimit janë realizuar 9 milion e 697 mijë euro, plani për vitin 2017 ishte që Komuna nga lejet të ketë të hyra në vlerë prej 7 milionë eurove, kështu që plani është realizuara 138 për qind. Vetëm në muajin dhjetorë të hyrat kanë qenë në vlerë prej 701 mijë euro.

Zakonisht, në vitet e kaluara lejet e dyshimta lëshoheshin ne fundvit dhe fillim te vitit dhe tek ne maj publikoheshin. Lajmi.net në vitin e kaluar ka raportuar për disa raste të lejeve të cilat ishin në kundërshtim me Planin rregullues të lagjeve ku lëshoheshin. Po ashtu është raportuar edhe për disa raste se si projektuesit e godinave që kanë marr leje kanë qenë kompani të njerëzve të afërt me autoritet komunale.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e kaluar të Kuvendit komunal, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi akuzoi  partnerin qeverisës AAK-në që po lejon ndërtimet pa leje, meqë kjo parti udhëheqë më drejtorinë e Inspektoratit në Prishtinë. Këtë e kishte demantuar drejtori i këtij dikasteri, Brahim Mehmetaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme