Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj KRU “Prishtina” për vërshimet

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës përmes një letre publike ka reaguar ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” për vërshimet, shkruan EkonomiaOnline.

Sipas Komunës së Prishtinës deklaratat e KRU “Prishtina” se “linjat e Kanalizimit ( ujërat fekale) në qytetin e Prishtinës janë në shumicë linja të vjetra” nuk qëndrojnë.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj deklaratës së KRU “Prishtina” rreth vërshimeve në qytetin e Prishtinës pas reshjeve atmosferike dhe çështja e ujërave fekale (kanalizimeve)

Deklaratat e KRU “Prishtina” rreth investimeve në sistemin e rrjetit të kanalizimit nuk qëndrojnë fare.

Komuna e Prishtinës është duke i realizuar të gjitha projektet e investimeve kapitale për vitin 2019 në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik nën pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Rruga “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega” – 778.000 eur

Lagja “Pejton” – 500.000 eur

Lagja “Sofali” – 1 milion euro

Rruga “Llapi” – 207.000 eur

Lagja “Kolovica” – 205.000 eur

Rruga “Shkelzen Haradinaj” në Kolovicë – 350.000 eur

Lagja “Taslixhe” – 300.000 eur

Rruga “Hasan Remniku” – 150.000 eur

Lagja “Kalabria” – 150.000 eur

Lagja “Bregu I Diellit” – 200.000 eur

Lagja “Prishtina e Re” – 320.000 eur

Lagja “Qëndresa” – 350.000 eur

Lagja “Hajvalia” – 800.000 eur

Sanimi dhe mirëmbajtja e kanalizimit fekal është kompetencë e KRU “Prishtina” dhe për këto shërbime kjo kompani inkason të hyra çdo muaj nga qytetarët e Prishtinës, Për më tepër, Komuna e Prishtinës nuk jep leje për kyçje në rrjetin e kanalizimit në territorin e Prishtinës pa pëlqimin paraprak nga KRU “Prishtina”. 

Të ngjashme