Komuna e Prishtinës merr nën mbikëqyrje SOS kopshtin e fëmijëve

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 16:43 | Nga

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, sot nënshkroi marrëveshje me Drejtoreshën e SOS fshatin, Remzije Krasniqin, për marrjen nën mbikëqyrje të SOS kopshtit, çerdhes së fëmijëve në kuadër të këtij fshati.

Me anë të kësaj marrëveshje, Komuna e Prishtinës e merr nën mbikëqyrje këtë kopsht, i cili do të shndërrohet në çerdhen e pestë me bazë në komunitet në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës do të mbështesë financiarisht SOS Kopshtin në përputhje të plotë me politikën e subvencionimit që po aplikohet në të gjitha çerdhet me bazë në komunitet.

16980897-992e-486f-a763-cba0a0196045 144aaa69-f6b5-4af4-92a3-95b2db1359dd

Të ngjashme