Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë shpërndajnë fletushka për parandalimin e kërkimit të lëmoshës

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë  shpërndarë fletushka informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës.

Këtë e ka bërë të ditur, i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

” Bashkë me Policinë e Kosovës kemi shpërnarë fletushkën informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës. Komuna e Prishtinës ka të hartuar programe dhe politika të veçanta për të trajtuar këtë dukuri dhe kategori shoqërore”, ka shkruar Ahmeti.

Ky është postimi i plotë:

Bashkë me Policinë e Kosovës kemi shpërnarë fletushkën informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës.

Komuna e Prishtinës ka të hartuar programe dhe politika të veçanta për të trajtuar këtë dukuri dhe kategori shoqërore.

Kohë më parë, në bashkëpunim me Terre des hommes – Kosovo kemi funksionalizuar Qendrën Ditore për Fëmijët në situatë rruge, duke qenë se janë grupi më i cenueshëm i kësaj kategorie.

Falenderojmë Policia E Kosoves dhe partnerët tjerë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Image may contain: 1 person, standing, shoes and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing, shoes and outdoor
Image may contain: 4 people, people sitting and outdoor
Image may contain: one or more people and text

Të ngjashme