Komuna do të rrënojë një mbindërtim pa leje në qendër të Prishtinës

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në mëngjes e së nesërmes, Inspekcioni do ta rrënoj një mbi ndërtim pa leje.

“Nesër, në ora 09:45, Drejtoria e Inspekcionit do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit. Me mediat takohemi në rrugën “Fehmi Agani”, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.”, thuhet në njoftim.

Gjatë vitit 2018 mbi 46 mijë ndërtimet pa leje janë deklaruar se ndodhen në kryeqytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme