Komuna e Prishtinës nis procedurat për ndërtimin e strehimores së qenve

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes Facebook’ut se ka dorëzuar në prokurim ndërtimin e strehimores për qentë endacakë në kryeqytet

Ahmeti ka shkruar se do të vendoset ushqim për qentë endacak nëpër pika të caktuara të qytetit.

“Pas shumë letrave dërguar nivelit qendror për nevojën për koordinim nacional për çështjen e qenve endacak, Komuna e Prishtinës nuk mund të pret më. Sot kemi dorëzuar në prokurim ndërtimin e qendres/strehimores në Prishtinë. Si shtesë, do ti vendosim disa pika të ushqimit për qentë endacak në pika kryesore në qytet”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shtuar se do të ndërtohet një park për shëtitjen e qenve shtëpiak.  

“Për fund, jemi duke ndërtuar edhe një park të qenve për shëtitjen e qenve shtëpiak”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Pas shumë letrave dërguar nivelit qendror për nevojen për koordinim nacional për çeshtjen e qenve endacak, Komuna e Prishtinës nuk mund të pret më. Sot kemi dorëzuar në prokurim ndërtimin e qendres/strehimores në Prishtinë. Si shtesë, do ti vendosim disa pika të ushqimit për qentë endacak në pika kryesore në qytet. Për fund, jemi duke ndërtuar edhe një park të qenve për shetitjen e qenve shtëpiak. #prishtina animal friendly city

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Mittwoch, 13. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme