Komuna e Prishtinës njofton qytetarët: Me 3 dhjetor për 30 sekonda, lëshohet alarmi

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se më 3 dhjetor do të bëhet testimi i radhës i alarmit publik.

Sipas një njoftimi për media nga ana e Komunës së Prishtinës, u tha se testimi do të bëhet në ora 12:05, dy herë nga 30 sekonda.

Për shkak se është vetëm testim, komuna kërkon që qytetarët të mos shqetësohen.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Ju njoftojmë se të shtunën, me datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Lusim mediat e interesuara ta ndajnë njoftimin, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar paraprakisht për të evituar shqetësim e panikë.

Të ngjashme