Komuna e Prishtinës porositë edhe 18 mijë teste antigjen

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka porositur 18.000 teste antigjen për të detektuar Coronavirusin, përcjell Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku tha se këto teste mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha.

Ahmeti theksoi se këto teste do të jenë gati nga fundi i javës që vjen.

“Komuna e Prishtinës tashmë ka porositur edhe 18,000 teste antigjen të cilat janë të shpejta dhe mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha si në shkolla e organizata. Në qoftë se gjithçka shkon në rregull, këto do të jenë gati kah fundi i javës tjetër”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme