Komuna e Prishtinës thotë se s’ka pranuar vendim nga Ministria për anulimin e kushteve ndërtimore

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk i ka dërguar Komunës së Prishtinës vendim, me të cilin do t’i kërkohej anulimi i kushteve ndërtimore për lagjen e planifikuar të ndërtohet buzë liqenit të Badovcit, shkruan sot Koha Ditore.

Por, Inspektorati i kësaj ministrie ka hartuar një raport, në të cilin ka konstatuar se aplikacioni për kushte ndërtimore është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Sipas Inspektoratit të MMPH-së, Komuna nuk e ka marrë parasysh pikën 6b të Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushte ndërtimore, leje ndërtimore dhe leje rrënime për kategorinë I dhe II, në të cilën thuhet se duhet pëlqim paraprak nga institucionet dhe shërbimet publike, si energjia elektrike, ujësjellësi dhe kanalizimi, ngrohja e qytetit nëse ka shërbim të tillë, pëlqim mjedisor, pëlqim për mbrojtjen nga zjarri dhe të ngjashme.

Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë për gazetën se nuk kanë pranuar kurrfarë vendimi nga Ministria për anulimin e kushteve ndërtimore. “Në Komunë ka pasur vizitë nga inspektorët e Ministrisë, ku janë shkëmbyer argumentet dhe janë shpjeguar si çdo vendim i Komunës së Prishtinës lidhur me këtë çështje, është në përputhje me ligjin dhe vendimet e shkallës së dytë”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme