Komuna e Prizrenit fton qytetarët për shqyrtim publik për “Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prizrenit fton qytetarët, sektorin publik dhe privat, ekspertët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në procesin e Shqyrtimit Publik të “Draft Rregullores së Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, përmes së cilës synohet thjeshtëzimi i procedurave administrative për qytetarë dhe biznese.

Shqyrtimi publik për “Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale” do të zhvillohet nga data 25 shkurt deri më 15 mars 2021.

Kundërshtimet, komentet apo sugjerimet për “Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, mund të paraqiten në formë të shkruar gjatë periudhës së shqyrtimit publik, në këto mënyra:

  1. Duke dërguar komentet tuaja në e-mail adresën [email protected],
  2. Duke u regjistruar në Platformën Digjitale për Konsultime Publike në (https://platformadigjitale.com/Prizreni/) dhe duke komentuar mbi Rregulloren drejtpërdrejt në këtë platformë,
  3. Me shkrim, duke dorëzuar komentet tuaja në formë fizike në sportelin e informacionit të Administratës Komunale.

Ndërkaq, duke respektuar masat për mbrojtje nga COVID-19, gjatë kësaj periudhe, do të organizohen edhe fokus grupe me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile dhe bizneseve.

“Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, mund ta gjeni në katër gjuhë (shqip, boshnjakisht, turqisht, anglisht) në ueb faqen e Komunës së Prizrenit. (https://kk.rks-gov.net/…/02/Rregullorja-per-Taksa-KPZ.pdf)

Qëllimi i organizimit të shqyrtimit publik, është që të pranohen dhe vlerësohen komentet të cilat shërbejnë për ngritjen e cilësisë së “Draft Rregullores së Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, para dorëzimit të tij për miratimin përfundimtar në Kuvendin e Komunës.

Për më shumë informacione mund të klikoni në: https://kk.rks-gov.net/…/debat-publik-per-draft…/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme