Komuna e Rahovecit bën thirrje për grumbullimin e ndihmave

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Pas tërmetit që ndodhi ditën e djeshme në Shqipëri, shumë qytetarë të Kosovës janë mobilizuar për të mbledhur ndihma të ndryshme për qytetarët e prekur nga kjo tragjedi.

Një iniciativë të tillë është ndërmarrë edhe nga Komuna e Rahovecit bashkë SHL-Kosova dhe OJQ Hareja për mbledhjen e gjërave të nevojshme si ushqime, batanije e rroba për njerëzit në nevojë në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Smajl Latifi.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Rahovecit, njerëz të vullnetit të mirë.

Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për ne, andaj si komunë bashkë me SHL-Kosova dhe OJQ Hareja, po i bashkangjitemi iniciativës së Tosca Lounge për mbledhjen e gjërave të nevojshme si ushqime, batanije e rroba për njerëzit në nevojë në Shqipëri.

Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribojnë, lusim të solidarizohemi sa më shumë dhe të ju dalim në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri.

U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të këshillave lokal në komunën e Rahovecit që t’i bashkangjiten kësaj iniciative humanitare.

Për të gjithë ata që nuk munden t’i sjellin ndihmat deri në Rahovec, numri i kontaktit të pronarit të kafiterisë Tosca është: 049-181-816, dhe numri i drejtorit Hasan Përboqi : 045-488-813.

Jemi përkrahë vëllezërve e motrave tona!
Ata dikur, ne sot!
Jemi një🇦🇱.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme