Komuna e Skenderajt dhe “Qatar Charity”, kanë shpërndarë grante për fermerët

Skenderaj | 27 Tet 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me organizatën ”Qatar Charity”, kanë shpërndarë grante për fermerët në vlerë prej 75.000.00 euro.

Kryetari i Skenderajt ka bërë të ditur se janë shpërndarë 23 sera bujqësore, 20 shoqëri bletësh, 6 multikultivatorë dhe një kosë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi i ekonomik i familjeve në nevojë.

Postimi i plotë i tij:

Në bashkëpunim me organizatën ”Qatar Charity”, sot kemi  shpërndarë grante për fermerët e Skenderajt. Në kuadër të këtyre granteve janë përfshirë 6 multikultivatorë dhe një kositëse bari për 7 fermerë.

Këto grante të shpërndara janë në kuadër të memorandum bashkëpunimit, të nënshkruar me drejtorin e organizatës Mahmoud Abbas Shaker, përmes të cilit janë ndihmuar familjet në kushte të rënda ekonomike, me ndarjen e 50 granteve në vlerë totale prej 75.000.00 euro.

Nga ky memorandum në bashkëpunim me organizatën kemi dhuruar 23 sera bujqësore, 20 shoqëri bletësh, 6 multikultivatorë dhe një kosë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi i ekonomik i familjeve në nevojë.

Në emër të qytetarëve të Skenderajt, shprehi mirënjohje për organizatën Qatar Charity”, për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi për qytetarët e komunës sonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme