Komuna e Suharekës diskuton me USAID-in për objektet pa leje

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Ekipi komunal për legalizimin e objektit që vepron ne kuadër të Komunës së Suharekës nën menaxhimin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim (DUP), sot mbajti takimin e radhës me përfaqësues të USAID-it ku u diskutuan arritjet e deritanishme në procesin e trajtimit të objekteve pa leje.

Nga përfaqësuesit e DUP-së u prezantuan arritjet e deritanishme, sfidat me të cilat po ballafaqohet stafi përgjegjës si dhe hapat e mëtejm që do të ndërmerren që ky proces të zhvillohet sa më mirë.

Është me rëndësi të ceket se numri i aplikimeve për legalizim të ndërtimeve pa leje ndërtimore vazhdon të rritet.

Të ngjashme