Komuna ndan 5 mijë euro për qytetarët e helmuar në Deçan

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit ka ndarë 5 mijë euro për qytetarët që dyshohen se janë helmuar nga uji i pijes.

Këto mjete do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj.

“Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit”.

Të ngjashme