Shpend Ahmeti revokon lejen për “Beer Fest”

Prishtinë | 30 Kor 2016 | 13:26 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas incidentit të mbrëmshëm në “Beer Fest”, ka thënë se pas konsultimeve me policinë, organizatorët dhe drejtoritë që ky organizim të anulohet për sonte e nesër.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se kërkesat më të shpeshta për këso organizime rrallë herë i ka anuluar deri më tani.

Lexoni postimin e plotë të Ahmetit:

Të nderuar qytetarë,

Prishtina si kryeqytet është nikoqire e organizimeve të shumta argëtuese, ekonomike e politike. Detyra jonë ka qenë gjithmonë që të gjejmë një balancë në mes të argëtimit, lirisë dhe qetësisë e sigurisë publike.

Kërkesat më të shpeshta janë për organizime në shesh të cilat jo rallë i refuzojmë.

Beerfest është një prej organizimeve më të mëdha dhe më të suksesshme që ka Prishtina në vitet e fundit. Edhe këtë vit në diskutime me organizatorët kemi ngritur brengat tona me disa çështje të cilat organizatorët kanë marr masa ti adresojnë.

Mirëpo numri i madh i njerëzve mbrëmë ka tejkaluar të gjitha kapacitetet organizative dhe ka shpërfaqur disa probleme substanciale.

Kryesoret kanë qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak te numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minoreneve (nën 18 vjeç) në shesh.

Për këto arsye kam vendosur që të revokojmë lejen e Beerfest per sot e nesër. Ky vendim jo i lehtë merret pas takimeve me organizatorët, policinë dhe drejtoritë përkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme