Komuna vonon mbledhjen e mbeturinave, qytetarët i hedhin në tokë

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 13:16 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Problemi i mbeturinave vazhdon të mbetët ende prezent nëpër rrugët e Prishtinës, raporton EkonomiaOnline.

Në mëngjesin e sotëm, në rrugën “Rexhep Luci” vërehet një pjesë e madhe e mbeturinave jashtë kontejnerëve, duke vë në pah neglizhencën e Komunës së Prishtinës.

E për këtë kalimtarët e rastit po fajësojnë qytetarët, të cilët sipas tyre, vazhdojnë të mbetën të padiciplinuar duke i hedhur mbeturinat vend e pa vend.

Sipas qytetarëve, së pari duhet të dënohen të mëdhenjt e pastaj të vegjlit.

“Po na pengon shumë, edhe ka me na penguar gjithë derisa të bëhet diçka me këtë gjendje”.

“Boll po na pengon, edhe koha e nxehtë edhe erërat, na mbyten krejt. Vështirë është na me u mësu najher. Vet si popull duhet me u vetëdisu, sepse Komuna e Prishtinës nuk mundet në secilen lagje të na rregulloj se si të hedhim bërllokun. Edhe ata pak po punojnë po çka të bëjmë”.

“Tmerr, gjynah sikur mos me pas qeverisje ky kryeqytet”.

Më tutje, qytetarët thonë së duhet të ndërmerret diçka lidhur më këtë gjendje, e veçanërisht në këto ditë të nxehtë të verës e cila po bëhet pengesë më e madhe si pasojë e erërave kundërmuese.

“Po na pengon shumë, është shumë problem, qytetarët duhet t’i hedhin në vendin e duhur”

“Duhet me i dënua ata të mëdhenjt e deri tek ma i fundi. Hedhin gjithçka askush nuk interesohet. As nuk i marrin kontinjerat as nuk i pastrojnë, i djegin. Marrja e zotit është dikush të na shoh në këtë gjendje. Nuk janë duke i zbatuar ligjet janë dukë bërë gjithçka. Janë vetë qytetarët ata të cilët edhe hedhin mbeturina nga banesat. E vetmja shpëtim për njeriun është pastërtia, higjiena dhe ushqimi”.

Një gjendje e tillë këtë të hënë është parë edhe në lagjen “Arbëria”.

Qytetarët nëpërmjet faqes së tyre në Facebook, kanë postuar fotografi ku shpërfaqin gjendjen jo të mirë të kontejnerëve.

Të ngjashme