16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj do të kryejnë punë praktike në një kompani ndërtimi

Skenderaj | 04 Pri 2022 | 11:42 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj kanë nënshkruar kontratë me Kompaninë R&R, të cilët do të punojnë në ndërtimtari. Për punën që do ta kryejnë ata, u tha se do të paguhet, ndërsa praktika do të zgjasë 1 muaj, raporton Ekonomia Online

Aty u tha se me nënshkrimin e kontratave ndërmjet kompanive dhe nxënësve po aplikohet për herë të parë në Kosovë. Ndërsa në buxhetin e këtij viti është paraparë të ndahen 3 milionë e gjysmë për sigurinë e nxënësve gjatë punës praktike.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se kanë paraparë që në buxhetin e këtij viti t’i ndajnë 3 milionë e gjysmë euro për sigurinë e nxënësve gjatë punës praktike.

“Kjo vetëm se është një dëshmi për punën e mirë që po bëhet. Është kënaqësi e veçantë për mua që të shoh që po fillojnë implementimi në praktikë e sistemit dual. Është një sfidë e re dhe parakusht që të jetë e suksesshme qe të fillojmë nga viti shkollor 2022/2023 fillimin e implementimit të mësimin dual sipas sistemit të shteteve gjerman-folëse”, tha ajo.

“Në buxhetin e këtij viti kemi ndare 3 milionë e gjysmë euro për sigurinë e nxënësve gjatë punës praktike”, tha ministrja Nagavci.

E ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,

“Si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë jam zotuar qe sa më shumë të ofroj përkrahje për të gjetur mundësinë ndërmarrësve që të sjellur mundësi për t’i trajnuar edhe nxënësit sepse nxënësit tonë vërtetë kanë nevojë për arsimin profesional sepse ndërmarrjet tona po vuajnë për të pasur fuqinë punëtorë të kualifikuar. Në këtë drejtim bashkë me ministren Arbërie Nagavci në udhëheqjen e kryeministrit po mundohemi t’i ofrojmë të gjitha mundësitë mes ndërmarrësisë dhe arsimit”, tha ajo.

E pronari i kompaninë “R&R”, Rrustem Rrukolli kërkoi që të njëjtën ta bëjnë edhe kompanitë tjera.

“Është një dritare e re për juve uroj që ta shfrytëzoni, uroj që edhe kompanitë tjera të bëjnë kështu si ne. Diçka e tillë është në radhë të parë për vetë familjen, për nxënësit po edhe për vetë shtetin. Kështu që dashtë Zoti na ec mbarë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme