74 grante për bujqit lipjanas

Lipjan | 13 Nën 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”, kanë shpërndarë sot edhe disa grante. Përgjatë vitit 2019 vetëm nga kjo organizatë janë shpërndarë 74 grante, në serra bujqësore, motokultivatorë, tufë delesh, shoqëri bletësh, dhe artikuj ushqimorë në dyqane.

Në grante ka participuar edhe Komuna e Lipjanit.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka falenderuar organizatën “Qatar Charity” dhe drejtorin e saj Mahmoud Abbas Shaker të cilën përgjatë këtij viti ka dhënë shumë grante në Komunën e Lipjanit, duke thënë se komuna mirëpret bashkëpunime të tilla edhe gjatë vitit të ardhshëm, sepse ka nevojë për investime në bujqësi.

Mahmoud Abbas Shaker ka falënderuar Komunën për bashkëpunimin.

Të ngjashme