Ahmeti nuk e di nëse do të rikandidojë për kryetar të Lipjanit

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 09:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Lipjanit që vjen nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti nuk e di nëse do të rikandidojë për kryetar të kësaj komune.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se për momentin janë të fokusuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se vendimin nëse do të rikandidojë për kryetar të Lipjanit do ta marrë pas zgjedhjeve dhe në koordinim me kryesinë e partisë.

“Jemi me agjendën e përbashkët me kryesinë Qendrore të LDK-së për të ndërtuar agjendën që pritet të fillojë fushata. Megjithatë ne po merremi me punët tona lokale, do t’i përgjigjemi sigurisht ambientit të krijuar në nivel vendi.

I pyetur se a do të jetë kandidat për deputet, Ahmeti ka thënë se nuk e ka në plan një gjë të tillë.

“Jo nuk besoj, nuk e kam ndërmend. Kam marr obligim dhe kam marrë detyrim nga qytetarët e Lipjanit dhe do të përmbushi më të gjithë kapacitetin tim objektivat dhe sigurisht me ndihmën e publikut unë do të mbetem në Lipjan”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme