Bahtiri dhuron donacionin e pranuar nga KFOR-i për QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni”

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, sot kanë dorëzuar donacionin e dhuruar me pajisje mbrojtëse mjekësore nga KFOR-i, për stafin shëndetësor të QKMF- së “Dr. Nexhat Çuni”.

Me këtë rast kryetari Bahtiri potencoi prapë se është falenderues ndaj KFOR-it për dhurimin e këtij donacioni shumë të domosdoshëm për personelin shëndetësor në QKMF, të cilët janë në shërbim të qytetarëve dhe në luftën kundër virusit COVID-19.

Gjithashtu kryetari Bahtiri së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë Barani, u shprehen falenderues dhe mirënjohës ndaj punës së palodhshme të stafit shëndetësor dhe atij mbështetës, të cilët po bëjnë maksimumin në parandalimin e këtij virusi dhe kryerjen e të gjitha shërbimeve të nevojshme për qytetarët.

Falënderues për këtë donacion u shprehën edhe drejtori i QKMF-së, Dr. Fevzi Sylejmani dhe stafi shëndetësor të cilët po bëjnë përpjekje heroike për ta mbajtur nën kontroll situatën, duke punuar pa orar, me kapacitete të shtuara në mbrojtje e kujdes të shëndetit të qytetarëve.

Të ngjashme