Çmimore e re për parking në Qendër të Prishtinës, banorët rezidentë do të paguajnë 10 € në muaj

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 12:11 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Prishtinës ka filluar  aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturës. Banorët rezidentë do duhet të paguajnë vetëm 10 euro në muaj, kurse për familjet që posedojnë dy vetura çmimi do të jetë më shtrenjtë, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefi ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, në një intervistë për Ekonomia Online tha se procesi ka filluar sot bashkë me ekipet e policisë së Kosovës, dhe qytetarët tash kanë mundësi që përmes aplikacionit ta kenë më të lehtë menagjimin e parkingut personal.

Tutje ai tha që fokusi do jetë vetëm tek banorët rezidentë, dhe më pas do shohin për bizneset dhe banorët jo-rezident.

“Procesi ka filluar sot, jam i lumtur që më në fund është mundësuar që me startu. Po sot ekipet e tona bashkarisht nën kujdesin e policisë së Kosovës, janë në terren dhe në këto katër rrugët që ne i kemi njoftuar qytetarët më herët që do të fillojë aplikimi i pagesave, ka filluar sot dhe ka pasur edhe një aksion dhe qarkullim i qytetarëve që edhe kanë bërë pagesa, por qëllimi jonë sot nuk ka qenë që me u apliku gjoba, por që të informohen më shumë. Siç ju kemi informuar versioni i pagesave shkon përmes aplikacionit që të gjithë qytetarët mund ta instalojnë dhe është një formë më e lehtë  e menagjimit të parkingut personal. Fokusi do jetë vetëm tek banorët rezidentë dhe më pas tek bizneset dhe banorët jo-rezident”, tha Restelica.

Ai saktëson se për familjet që i kanë dy vetura, do bëhet zgjidhja fillimisht vetëm për veturën e parë, dhe pastaj për veturën e dytë.

“Ne do bëjmë zgjidhje për veturën e parë, ndërsa për veturën e dytë nuk është zgjidhje e jona. Njëherë do të merremi me regjistrimin e veturës së parë e pastaj do shohim për veturën e dytë”, u shpreh tutje ai.

Restelica tha që kjo është një punë  e re për secilin, duke filluar prej tij dhe stafit në përgjithësi, dhe se është një aktivitet që nuk ka ndodhur më herët.

“Kjo është një punë  e re për secilin, duke filluar prej meje, është çështje e menagjimit të përgjithshëm, po si punë është duke ndodhur tash, është aktivitet i cili nuk ka ndodhur më herët”,përfundoi ai.

Gjatë ditës ekipet e “Prishtina Parking” kanë dalë  në disa pjesë të qendrës së Prishtinës, për kontrollim dhe kishte edhe vetura që ishin dënuar.

Burim Vitia, nga ekipa e “Prishtina Parking” tha që sot në rrugën “Rexhep Luci”, disa vetura janë dënuar me çmim 20 euro dhe në rast mos pagimi vetura u merret.

Tutje ai tha që banorët janë  të kënaqur me këtë metode të re të pagimit, por jo edhe ata që vinë nga pjesë tjera të Prishtinës.

Në zonën qendër do të jetë një euro ora e parkimit të veturës për banorët jo rezidentë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme