Deçani po përballet më vërshime dhe mungesë të energjisë elektrike

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit ka shkaktuar vërshime dhe mungesë të energjisë elektrike.

Ramosaj ka thënë se ekipet e komunë dhe KEDS-it janë në teren për të sanuar dëmet.

Postimi i plotë:

Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit kanë shkatuar telashe të mëdha në komunën e Deçanit,si në vërshime poashtu edhe në furnizimin me enërgji elektrike. Qyteti i Deçanit gjithashtu dhe të gjitha fshatrat janë përfshirë nga vërshimet dhe mungesa e enërgjisë elektrike.

Deri më tani tri ekipe nga komuna bashkë me N.L,,Higjiena” janë në teren dhe po mundohen që të kthejn gjendjen në normalitet .

Poashtu edhe ekipet e KEDS-it janë duke u munduar që të sanojnë problemet e shkaktuara nga kjo situatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme