Dezinfektohen për herë të dytë rrugët e Rahovecit

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar banorët e kësaj komune se sot do të fillojnë për herë të dytë me dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike në qytetin e Rahovecit dhe do të vazhdojnë me rrugët dhe hapësirat publike të fshatrave.

“Fillojmë në orën 17:30 në qytet, andaj ju lus të rrini në shtëpi e mos bëni lëvizje”.

“Përmbajuni udhëzimeve, rekomandimeve dhe masave për kufizimin e lëvizjes”.

“Kemi obligim të gjithë së bashku që të mbrojmë shëndetin dhe jetën tonë nga rreziku i pandemisë COVID-19”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Të ngjashme