Dushi thotë se po punojnë intensivisht për projektin “Prishtina Parking”, qytetarët ankohen për mosinformim të duhur

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 08:04 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës,  Florian Dushi në një intervistë për “Ekonomia Online”,  ka folur rreth projektit “Prishtina Parking”.

Me këtë rast ai ka thënë se kanë marrë parasysh vërejtjet e qytetarëve,  por edhe problemet teknike që ndërmarrja i ka hasur gjatë implementimit të këtij projekti. “Kemi marrë parasysh edhe vërejtjet e shumta të qytetarëve që i kemi pas, por edhe problemet teknike që vet ndërmarrja i ka hasur gjatë implementimit të këtij projekti në praktikë”, ka thënë Dushi.

Tutje ai ka shtuar se janë duke provuar që të gjejnë zgjidhje për disa çështje që janë ngritur nga ana e qytetarëve.

Po ashtu Dushi ka shtuar se janë në fazën kur po i trajtojmë propozimet dhe idetë e ndryshme që vijnë nga Drejtoritë e ndryshme të Komunës së Prishtinës.

“Ne jemi duke punuar, kryetari Rama ka formuar një grup punues i cili përbëhet nga disa i cili përbëhet nga disa drejtor të drejtorive të Komunës së Prishtinës. Ne kemi marr parasysh edhe vërejtjet e shumta të qytetarëve që i kemi pas, por edhe problemet teknike që vet ndërmarrja i ka hasur gjatë implementimit të këtij projekti në praktikë, prandaj jemi duke provuar që të gjejmë zgjidhje për disa çështje që janë ngritur nga ana e qytetarëve dhe cilat në një far formës do të përbënin mesin në mes të zgjidhjes së problemit të parkingut dhe krijimit të mundësisë që ndërmarrja “Parking Prishtina” të funksionojë brenda kornizave të funksionimit normale të një ndërmarrje por në anën tjetër të jemi edhe të vëmendshëm sa i përket çështjeve që i kanë ngritur qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Dushi, i cili ka shtuar se janë në fazën e shqyrtimit të propozimeve nga drejtoritë e komunave të ndryshme. “Jemi në fazën kur po i trajtojmë propozimet dhe idetë e ndryshme që vijnë nga Drejtoritë e ndryshme të Komunës së Prishtinës”, u shpreh ai.

Ndërsa, qytetari Ylber Kelmendi, ka thënë se si qytetarë  s’janë të informuar mjaftueshëm rreth mënyrës së funksionimit të “Prishtina Parking”. Madje ai shtojë se duhet të bëhet një zgjidhje e përhershme lidhur me këtë çështje. “Qytetarët nuk e kanë të çartë mënyrën se si funksiono kjo. Duhet të bëhet më shumë marketing dhe të informohen më shumë qytetarët se si shkon procedura. Parkinugu në Prishtinë është problem qe disa vite jo vetëm tani. Duhet të bëhet një zgjidhje e përhershme sepse po tollovitet shumë”, ka thënë ai.

E lidhur me mosinformimin e mjaftueshëm të qytetarëve për “Prishtina Parking” ta njëjtin mendim e ka edhe qytetari tjetër Arif Islami.

Madje ai ka shtuar se ky është një problem vetëm për qytetarët që nuk janë banorë të Prishtinës, kurse për ata rezident sipas tij konsiderohet si një zgjidhje mjaft e mirë.

“Për mua “Prishtina Parking”, është shumë në rregull. Unë banoj në Dardani dhe çdo gjë është në rregull. Është dashur të jetë kështu sepse ky kaos urbanistik duhet të ndërmerret diçka. Qytetarët nuk janë të informuar mjaftueshëm rreth procedurave të Prishtina Parking. Me pas dëshirë dhe vullnet me u informua ka pasur mjaftueshëm informacione. Për disa banorë që nuk banojnë këtu është bërë pak problem dhe komuna duhet më mëndu pakëz më ndryshe për ata të tjerët. Ndërsa për banorët rezident është bërë një zgjedhje fenomenale”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme