Dushi: U detyruam të lirojmë hapësirat në shesh për shkak të kërkesës së qytetarëve

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 17:01 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Inspektorët komunalë të Prishtinës kanë filluar largimin e terasave në sheshin “Nënë Tereza”. Kjo po bëhet me qëllim të lirimit të hapësirave publike, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi në një prononcim përmes telefonit për Ekonomia Online tha se vendimi për rrënimin e terasave të cilat zënë një pjesë të madhe të sheshit, është vendim i kryetarit Rama.

“Është një proces që është duke vazhduar për disa ditë me radhë, është vizion edhe vendim i kryetarit Rama për të liruar sheshin nga konstrukcionet të cilat e kanë zënë një pjesë të madhe të sheshit e të cilat janë pa leje aty, pa pëlqim të organeve kompetete. Ne si drejtori e inspekcionit natyrisht kemi komunikuar më të gjitha bizneset që janë në shesh dhe mbi kurriz dhe disa prej tyre shumica prej tyre kanë marr përsipër që t’i largojnë vetë”.

Sipas tij, një pjesë që kanë refuzuar për t’i larguar vetë, atëherë komuna përmes kompanive të kontraktuara i ka larguar.

“Një pjesë që kanë refuzuar mi largu vetë ne si drejtori e inspeksionit përmes kompanisë të cilën e kemi të kontraktuar i kemi larguar konstruksionet në fjalë”

Ndryshe, një inspektim në shesh sot ka zgjatur prej orës 09:30 deri në ora 15:30, e lidhur më kohëzgjatjen Dushi tha se nuk është i lehtë shkatërrimi i një konstruksioni. Tutje ai shtoi se kjo iniciativë erdhi në saje të kërkesave të qytetarëve.

“Nuk është e lehtë në fakt nuk është e lehtë shkatërrimi  i një konstruksioni që është ndërtuar ajo i merre kohë punëtorëve. Po si proces punëtorët janë duke u zhvilluar dhe ju keni mundur  me pa se pjesa më e madhe duke filluar prej Kuvendit të Kosovës e teposhtë, tashmë janë liruar. Dhe kanë me përfunduar për një kohë shumë të shkurtë në të gjithë sheshin. Për prioritet dhe për shkak të ankesave të mëdha që qytetarët që i kemi pas për ngushtim të hapësirave lëvizëse të tyre”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme