Fetahu dhe Hoxhaj u premtojnë mbështetje ekonomike prodhuesve vendës

Podujevë | 26 Nën 2020 | 14:54 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu, dhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, kanë vizituar fabrikën e prodhimit të veshjeve sportive “Ssprint”, raporton Ekonomia Online.

Fetahu në këtë vizitë u premtoi mbështetje maksimale, duke shtuar se heronjtë më të mëdhenj janë njerëzit që e zhvillojnë ekonominë e vendit.

“Unë kam thënë që Llapi ka njerëz jashtëzakonisht të suksesshëm por mendoj që suksesi i njerëzve si Sopa të bëhet më i madh, me mbështetje të madhe nga pushteti lokal dhe qëndror. Sopa do ta ketë mbështetjen të plotë nga ai për sigurime të tregut mbështetjen ekonomike, programin ekonomik që ofrojmë mbështetje për të gjitha kategoritë e bizneseve ekzistuese sepse dinë të bëjnë punë të mira. Është një prezantim i jashtëzakonshëm që i bëhet Llapit dhe ne jemi jashtëzakonisht të kënqaur. Dhe heronjtë më të mëdhenj janë njerëz që zhvillojnë ekonominë dhe do ta keni mbështetjen time. Komuna jonë meriton më shumë dhe më mirë. Plani im është me rrit numrin e njerëzve si zotëri Sopa, për të dhënë model ynë të mirë për ekonominë. Ndër brengat kryesore është ikja e qytetarëve nga komuna jonë dhe jam i interesuar që t’i tejkalojmë këto probleme”, tha ndër tjerash Fetahu.

Ndërsa, u.d i kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, tha se është arritje e madhe për tregun e Kosovës kur një kompani arrin të dërgojë produkte jashtë vendit.

“Por ajo çfarë po shohim është këtu tregon që Kosova ka kapacitet me veshmbathje veten e saj. Ai përgëzoi Sopën i cili ka arritur të krijojë 100 vend të reja të punës sa që të prodhon për tregun e Kosovës dhe jashtë Kosovës dhe të jetë një brend i krenarisë. Podujeva është njëra prej komunave që ka pasur numër më të madh të banorëve. Në Podujevë ka kulturë të ndërmarrësisë, intelektual dhe ka lider që nuk e kanë udhëheqë vetëm Podujevën por edhe Kosovën. Për neve është me rëndësi që adresë të punësimit dhe zhvillimit mund të jetë Naim Fetahu. Naimi është ndryshimi në Podujevë. Kjo ndërmarrje është krenari për këtë komunë. Unë mendoj që Naim Fetahu e ka programin më të mirë dhe përgatitjen më të duhur për të qenë adresë e zhvillimit dhe ndryshimi i vetëm në Podujevë”, tha Hoxhaj.

Në anën tjetër, pronari i kompanisë “Ssprint”, Sami Sopa, tha se ndihet i nderuar me këtë vizitë.

“Kam kënaqësi shumë të madhe që i kemi dy njerëz shumë të mëdhenj. Shpresoj do ta na vizitoni prapë dhe do të na gjeni me sukses të reja. Kemi filluar me shtatë veta dhe deri tani kemi punësuar 100 veta dhe deri vitin e ardhshëm do të zgjerohemi nga Podujeva me një fabrikë të re. Kemi pasur vështirësi por nuk jemi ndaluar. Shpresoj që në të ardhmen të punojmë sa më shumë”, tha Sopa.


Lexo më shumë:

Të ngjashme