Fillon asfaltimi i rrugës Ratkoc-Baboc

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 16:16 | Nga

Në fshatin Baboc të komunës së Rahovecit të enjten ka filluar asfaltimi i rrugës që lidh këtë fshat me fshatin Ratkoc.

Shtrimin e shtresës së parë për asfaltimin e kësaj rruge nga afër e ka parë edhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit.

Behra ka potencuar se ky projekt është ndër më të nevojshmit që janë realizuar gjatë vitit 2016, pasi me rregullimin e rrugës është evituar edhe largimi i banorëve nga ky fshat.

Ndërsa banorët e fshatit Baboc kanë falënderuar drejtorin Behra për vizitën e bërë dhe qeverinë komunale për investimin e bërë.

Ata janë shprehur se nuk kanë besuar që kjo rrugë do të rregullohet, por pas takimeve me kryetarin Idriz Vehapi, kanë parë vendosmërinë e tij për rregullimin e saj.

Gjatësia e rrugës është mbi 2 mijë e 300 metra, ndërsa gjerësia pesë metra.

Të ngjashme