Haradinaj: Rruga Delloc – Shtërpcë lidh dy ekonomi

Suharekë | 05 Tet 2018 | 17:05 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përmbyllur vizitën e tij në Suharekë duke marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në rrugën Delloc-Shtërpcë.

Këtu Haradinaj ka thënë se rruga është e rëndësishme sepse lidh ekonomitë e Suharekës dhe Shtërpcës, raporton Ekonomia Online.

“Më vjen mirë që po e shohim që po bëhet realitet një projekt i pritur gjatë prej popullit në të dy anët e kësaj bjeshke, edhe prej Suharekës por edhe popullin e Shtërpcës”.

Ai ka premtuar përkrahjen e qeverisë edhe për projekte tjera, raporton EO.

“Kjo është një rrugë e qëlluar sepse i lidh dy komuna, dy ekonomi. Pjesa e parë është deri te Guri i Ruzhdisë 9 kilomentra, pjesa tjetër do të vazhdojmë. Po shihet që ky projekt po e merr dritën. I kemi premtuar kryetarit që projektet që janë folur e paraparë do ta marrin dritën të gjitha”.

Ndërsa kryetari Muharremaj deklaroi se kjo rrugë do të hapë vende të reja pune dhe do t’i japë zhvillim vendit. Ai shtoi se synim kryesor do ta kenë zhvillimin e turizmit.

“Aksi i parë është 9 kilometra që janë të kontraktuara nga qeveria. Besoj që vitin e ardhshëm do të planifikohet edhe aksi i dytë, pjesa që është kah Brezovica ose Shtërpca. Është rrugë që i jep zhvillim vendit, hapen vende të reja pune dhe në rend të parë do ta kemi zhvillimin e turizmit shumë më shumë se që e kemi pasur deri tash”, shtoi Muharremaj.

 

Të ngjashme