Jeton Bytyçi: Reagim ndaj Haskukës, i cili po i kundërshton fotografitë dhe faktet, për origjinën e grurit nga Serbia!

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori i Degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, ka reaguar ndaj kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili kundërshton se gruri ka origjinë nga Serbia, duke i publikuar foto e thasëve të grurit ku shkruan qartë, vendi i origjinës.

Ja reagimi i plotë i z. Bytyçi:

Në debatin rreth shpërndarjes së farës së grurit, i cili në këtë rast është manipuluar Drejtori i Bujqësisë, sepse ai i shkreti vetëm zbaton urdhra, qenka bërë i gjallë pas një kohe të gjatë edhe Myta, i cili “cicëroi” me manipulimin e tij të radhës.

Para televizioneve, sa për të bërë “filma”, komuna ka shpërndarë thasë me mbishkrime gjoja nga Kroacia, mirëpo pas kamerave, keni shpërndarë farën me tiketë Novi Sad-Serbia. Këtë të vërtetë nuk mund ta mohoj askush. Këto dëshmi shihen qartë përmes fotografive, të cilat i kam publikuar në 2 statuset e mia të fundit.

Po i ripublikoj fotot e mëhershme dhe tani edhe dëshmi të reja, ku shihet komplet thesi me mbishkrimin real, dhe le ta vlerësoj vet qytetari, se cili po rren në këtë situatë. Pas reagimit tim, Myta për 2 ditë e ka ndaluar shpërndarjen e farës, dhe i ka ndërruar tiketat e sasisë së mbetur të farës, dhe pas kësaj kamuflazhe, kanë filluar prapë me shpërndarje të farës, kinse me prejardhje nga Kroacia, por realiteti qëndron ndryshe. Opinioni publik duhet të njoftohet me realitetin: tiketat dhe thasët janë blerë në Kroaci nga serbët, ndërsa fara është prodhuar dhe e mbushur në Serbi, dhe ne fatkeqësisht, nga Myta dhe klani i tij mafioz, konsumojmë produkte nga Serbia.

Ftoj Mytën dhe zyrtarët tjerë që: nëse doni të na bindni se realiteti qëndron ndryshe, atëherë prezantoni të gjitha dokumentet doganore dhe ato për origjinën e mallit, kundërshtojini fotografitë që i kam publikuar, dhe jo me fyerje e shpifje t’i kundërshtoni faktet e gjalla. Ju duhet të jepni përgjegjësi para qytetarëve të Prizrenit, për manipulime dhe gënjeshtra që po na i servoni tërë kohën.

Kërkoj që edhe institucionet tjera përgjegjëse, të merren me këtë rast, deri në zbulimin e së vërtetës, rreth çështjes në fjalë, dhe t’i shkohet deri në fund kësaj pune. Paradoksi i situatës është kur në njërën anë zyrtarë nga VV-ja ligjërojnë kundër konsumit të produkteve të Serbisë, ndërsa në anën tjetër i blejnë vet ato produkte dhe i shpërndajnë.

“Kryetari” i komunës ka filluar të dal nga “vetvetja” më këto reagime, ku shihet shumë i frustruar, i cili ofendon rëndë: Gjykatat, Prokurorinë, Shoqërinë Civile, Mediat si dhe Opozitën, ku e ka ul aq shumë nivelin e komunikimit, duke shndërruar debatin në personale, duke e bastarduar me gjuhë fyese dhe ofenduese, ndaj të gjithë atyre, të cilët nuk mendojnë si Myta. Sa i përket profesionalizmit, po shihet se kush e ka blerë diplomën, sepse në një status me 10 rreshta, Kryetari i “gjithëdijshëm”, bënë plotë gabime, por Myta duhet të shkojë në kurs për shkrim dhe lexim të gjuhës shqipe.

Ndërsa sa i përket shkollimit tim, është shumë lehtë për t’u verifikuar nga shkolla fillore deri në fakultet, sepse unë nuk jam shkolluar as në Turqi dhe as në Serbi, por jam shkolluar këtu në Kosovë. Për fund, gjithsesi fara e grurit duhet t’i jepet bujqve, por me origjinë të saktë, dhe asesi nga Serbia. Myto, fole të vërtetën. Dokumentet dhe fotografitë e origjinës së grurit nuk rrejnë! #BollmeRrena#

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme