Kastrati merr vendim për ngritje të gatishmërisë emergjente në komunën e Kamenicës

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe vërshimeve në lokalitete të ndryshme, i pari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka marrë Vendim lidhur me ngritjen e gatishmërisë emergjente.

Në bazë të këtij vendimi kërkohet që të mobilizohet struktura e Sistemit për Mbrojtje dhe Shpëtim, pas gjendjes së krijuar në terren nga reshjet dhe vërshimet.

Të gjitha kompanitë dhe individët të cilët posedojnë makineri të rënda, iu kërkohet që të angazhohen në kalimin e kësaj situate.

Të ngjashme