KEDS-i dëmton gypin që furnizon fabrikën e ujit në Pleshinë, “Bifurkacioni”: Prodhimi nuk është i plotë

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” njofton se gjatë punimeve, KEDS ka dëmtuar një gyp të ujësjellsit në fshatin Manastirc, gyp i cili furnizonte fabrikën e ujit në Pleshinë nga lumi i vogël në Nerodime.

“Bifurkacioni” thotë se kapaciteti i prodhimit të ujit tani nuk është i plotë, përcjell TV TEMA.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Bifurkacioni” Jeton Shabani për TV TEMA thotë se nuk priten reduktime të ujit për këtë çështje.

“Gypi është dëmtuar, reduktime nuk pritet të ketë sepse sot rregullohet ai gyp dhe pastaj kthehemi në normalitet“, deklaroi Shabani.

Njoftimi i plotë i “Bifurkacionit”:

Njoftohen konsumatorët e KRU Bifurkacioni, se KEDS gjatë punimeve ka dëmtuar gypin e ujesjellësit të profilit Ø 250 në fshatin Manastirc, gyp ky i cili furnizon fabrikën e trajtimit të ujit në Pleshinë nga lumi i vogël në Nerodime.

Si pasojë e këtij defekti është pamundësuar furnizimi me ujë i fabrikës me ç’rast kapaciteti i prodhimit nuk është i plotë.

Ekipet tona janë në teren dhe po punojnë intenzivisht në sanimin e defektit me qëllim të kthimit në normalitet furnizimin me ujë të pijes në qytet.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

KRU “Bifurkacioni” SH.A.

Të ngjashme