Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” furnizon edhe një fshat me ujë

Gjakovë | 13 Mar 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Sot Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” iu shtua edhe një fshat me furnizim me ujë të pijes. Bëhet fjalë për fshatin Pastasel.

Ky projekt u realizua nga KRU “Gjakova” në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit duke e ngritur në 100% furnizimin me ujë të pijes në këtë komunë.

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Ismet Ahmeti, deklaroi se bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit ka qenë gjithmonë frytdhënëse dhe se tashmë e gjithë komuna e Rahovecit furnizohet dhe mirëmbahet 24\7 me ujë të pijes nga KRU “Gjakova”.

Ai apeloi te konsumatorët që të kujdesen për ruajtjen e ujit si pasuri që sapo ju shtua fshatit të tyre.

Image may contain: one or more people, people standing, sky, tree, house, outdoor and nature
Image may contain: 7 people, people standing, tree and outdoor

Image may contain: 4 people, people standing, suit and outdoor

Të ngjashme