Komuna e Fushë-Kosovës edhe këtë vit shpërblen sportistët

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Fushë-Kosovës edhe këtë vit do të zgjedhë – shpërblejë të gjithë sportistët të cilët gjatë vitit 2019 kanë treguar rezultate të lakmueshme në të gjitha sportet.

Gjithashtu do të bëhet edhe zgjedhja e krijuesit të vitit për rezultatet e arritura në vitin 2019 (botime, publikime, prezantime, etj.).

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më datë: 13.12.2019 (e premte), ndërsa aplikacionet dorëzohen në zyrat e DKRS-së, Komuna Fushë-Kosovë.

Vërejtje: Të gjitha rezultatet e arritura duhet të dëshmohen me medalje apo edhe me certifikata origjinale.

Formularët për plotësim: Sportisti i vitit 2019 dhe Krijuesi i vitit 2019, shkarkoni këtu (https://kk.rks-gov.net/fushe…/category/shpalljet/aplikacione).

Të ngjashme