Komuna e Prishtinës dhe USAID-i me marrëveshje për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 11:50 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID-in për zbatimin e Programit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti, tha se procesi i legalizimit është një proces shumë i rëndësishëm në Kosovë.

Sipas tij, në komunë kanë ndodhur gati 50 mijë shkelje nga viti 1999 që kanë të bëjnë me legalizim të pronës.  

Ai u ka bërë thirrje që të gjithë të legalizojnë pronat e tyre.

“Procesi i legalizimit është një ndër proceset më të rëndësishme në Kosovë. Ku besohet se në Kosovë do të trajtohen 300 mijë shkelje të ndryshme që nga paslufta. Në komunën e Prishtinës janë 50 mijë shkelje nga viti 1999”.

“Ligji i legalizimit është tentativa e fundit për të rregulluar. Si proces nuk ka qenë i suksesshëm. Sepse shumica e njerëzve nuk kanë aplikuar për legalizim për arsye të ndryshme. Tashmë ka kaluar edhe ligji i ri j cili e bën më të lirë dhe më efektiv”.

Ahmeti theksoi se në Prishtinë ka ende pronar që shtëpitë e tyre i kanë pa leje.

“Në Kosovë dhe Prishtinë ka pronar që kanë shtëpi pa leje që 30 vjet. Pronën e ka të vetën shtëpinë pa leje. Ftoj gjithë qytetarët ta përdorin mundësinë për ta legalizuar pronën e tyre. Përdorni këtë mundësi se nuk besoj që do ketë mundësi të tjera legalizimi”, u shpreh ai.

Joshua Mike, nga USAID-i në Kosovë, tha se kjo e fundit është partner i mbështetjes në këtë proces të rëndësishëm dhe për të siguruar zbatimin efektiv.

“Në mënyrë që ky projekt të jetë i suksesshëm sektorët publik dhe privat duhet të punojnë bashkë në frymën e transparencës dhe kemi kënaqësinë të përkrahim këtë projekt për të mbështetur si komunat ashtu edhe nivelet qendrore”.

“Partneriteti me komunën është një nga dy pilot projektet për të përmirësuar transparencën dhe projektin e legalizimit. Dhe shpresojmë që këto dy pilot komuna të përkthehet në komunat tjera. Dua të inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të dorëzojnë aplikimet e tyre”.

Terence Slywka, nga “Chemonics International”, tha se me komunën po synojnë të punojnë për legalizim të pronave.

“Të kënaqur për bashkëpunim ne Komunën e Prishtinës do bëjmë gjithçka që është e mundur për një bashkëpunim efektiv”.

“Do të punojmë edhe në komunikim me publikun për t’i informuar për këtë proces.  Mendoj se është mundësi e mirë, në dobi të të gjithëve dhe natyrisht synojnë të punojmë ngushtë me komunën”, u shpreh ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme