Komuna e Prishtinës paralajmëron testim të ri për rrugët e qytetit

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, pas testimit të rrugës njëkahore dy javë më parë, ka paralajmëruar një vendim të ri ku do të ndalet qarkullimi me makina në disa rrugë të qytetit.

Këtë njoftim ai e ka bërë nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ku ka shtuar se kjo do të jetë një nismë përmes së cilës qyteti frymon lirshëm.

“A jeni për? Të ndalim makinat dhe të fillojmë nismën përmes së cilës qyteti frymon lirshëm!”, ka shkruar Zogaj.

Të ngjashme