Komuna e Prishtinës pas fluksit për vaksinim zgjat orarin në QMF-në në Kalabri

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për arsye të rritjes së kërkesës nga qytetarët e kësaj komune për vaksinim kundër COVID-19, të zgjatet orari në QMF-në e lagjes “Kalabria” nga orari i rregullt 8 orësh në atë t zgjatur prej 12 orësh.

“Drejtoria e Shëndetësisë në koordinim me komitetin për vaksinim dhe sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë z. Bardiqi morën vendim që të zgjatet orari i punës në QMF 7 në Kalabri nga orari i rregullt prej 8 orësh (07:00-15:00) në orar te zgjatur prej 12 orësh (07:00-19:00) nga dita e Hënë deri të Premten, ndërsa në fundjavë (e Shtunë dhe e Diele) orari do të jetë prej orës 07:00 – 15:00”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në këtë njoftim thuhet se vendimi hyn në fuqi ditën e mërkurë, më 12 janar 2022. Kujtojmë se në ditët e fundit, numri me raste pozitive me COVID-19 është rritur ndjeshëm.

Të ngjashme