Komuna e Rahovecit ka filluar dezinfektimin e institucioneve publike për parandalimin e Coronavirusit

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, Komuna e Rahovecit ka filluar dezinfektimin e të gjitha objekteve dhe institucioneve publike, duke përfshirë të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit.

“Në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës dhe menaxhimit të situatës nga përhapja e Covid-19, Komuna e Rahovecit ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u ballafaquar me raste eventuale të këtij virusi, duke ndërmarr masat e nevojshme për parandalimin e infeksionit nga CoronaVirusi (COVID-19).

Po punojmë së bashku në zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Coronavirusit (Covid-19), andaj pjesëmarrja e juaj të dashur qytetarë në këtë angazhim po aq të rëndësishëm dhe të nevojshëm është ajo që kërkojmë nga ju tani.

 Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë aktive e këtij angazhimi të rëndësishëm kundër COVID-19’’,-ka thënë Kryetari Latifi.


Të ngjashme