Kryetari Ahmeti nderon Diell Zejnullahun për medaljen e artë

Lipjan | 16 Gus 2017 | 15:14 | Nga

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur sot në një takim 17 vjeçarin që vjen nga Banulla e Lipjanit Diell Zejnullahun kampion botëror në peshëngritje, i cili në Kileen të Texasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përfaqësoi Britaninë e Madhe në Kampionatin Botëror të peshëngritjes dhe e mori medaljen e artë në garën që u mbajt në prill të këtij viti, të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

Në këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka uruar Diellin për sukseset e arritura dhe suksese të tjera në vazhdimësi, ai në të njëjtën kohë ka thënë se jo vetëm qytetarët e Lipjanit por edhe qytetarët e gjithë Kosovës krenohen me të arriturat e Diellit.

“ Unë jam mirënjohës për të arriturat e tua, ju jeni shembull për sportistët tonë edhe pse do të doja sikur ju të përfaqësoni Kosovën, ju prapë se prapë jeni krenaria jonë dhe ne mburremi me ju, ka thënë Kryetari Ahmeti gjatë takimit me kampionin Diell Zejnullahun, në të njëjtën kohë ai ka shpresuar që një n të ardhme të afërt Dielli ta përfaqëson edhe vendin edhe nga e ka prejardhjen.

Kryetari Ahmeti ka ndarë një mirënjohje për sukseset e Diellit dhe një dhuratë modeste të Komunës së Lipjanit. Nga ana tjetër kampioni Diell Zejnullahu i shoqëruar nga familjarët e tij ka falënderuar Kryetarin Ahmeti për pritjen duke thënë se ky është moment shumë i veçantë për mu kur vlerësohem nga vendi im prejardhjes dhe marr mirënjohje nga Kryetari i cili siç po shihet po bënë gjëra të mira për sportin në Lipjan, ka thënë ndër të tjera kampioni Zejnullahu i cili për të ardhmen synon të marrë të tjera medalje të arta, duke thënë se një ditë dëshiron që ta përfaqësojë Kosovën nga ku e ka prejardhjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme