Kryetari i Rahovecit premton përkrahje për bizneset

Rahovec | 05 Shk 2018 | 15:04 | Nga

Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Fatmir Iska, nënkryetari i Komunës, drejtori i Inspeksionit Besnik Hoti dhe Ervin Hoxha drejtor i DKRS, kanë vizituar fabrikën e miellit “M&Sillosi”, ku janë pritur nga drejtori, Dardan Shala. Në takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të Komunës dhe fabrikës “M&Sillosi”, transmeton Ekonomia Online.

“Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë vizitës së bërë fabrikës së miellit “M&Silosi” i ka përgëzuar stafin për punën e bërë dhe për rezultatet e arritura, rezultate këto siç tha ai të cilat janë vlerësuar edhe jashtë Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Kryetari Latifi, drejtuesve të fabrikës u premtoj bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme institucionale.

Drejtori i fabrikës  së miellit “M&Sillosi” Dardan Shala, e ka falënderuar Kryetarin Latifi, për vizitën dhe ofrimin e bashkëpunimit. Ai e ka njoftuar me gjerësisht Kryetarin Latifi, për fabrikën duke thënë se “M&SIllosi” është furnizues ndërkombëtar dhe prodhues më i madh në rajon me miell me cilësi të lartë”, thuhet në një komunikatë për medie nga komuna e Rahovecit.

Aty thuhet se prodhimet në fabrikë janë në kuadër të standardeve më të larta ISO dhe HACCP duke përfshirë standardin më të lartë në botë të sigurisë ushqimore FSSC 22000, IFS dhe BRC.

 

Të ngjashme