Kuçi viziton ngrohtoren e re të Gjakovës, premton funksionalizim më të shpejtë

Gjakovë | 10 Kor 2020 | 13:33 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, gjatë vizitës në Komunën e Gjakovës, ka vizituar projektin e ndërtimit të Ngrohtores së re të Qytetit, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, ministri ka parë nga afër gjendjen e ngrohtores për të cilen tha se do të jetë rentabile.

Kuçi theksoi se ministria ka ndarë subvencione deri në funksionimin e plotë të ngrohtores.

“Për herë të parë ndërtohet një ngrohtore e tillë. Është projekt i veçante dhe ne e trajtojmë të tillë. Ne kemi ndarë disa subvencione derisa hynë në funksion ngrohtorja e re. Ka ndarë buxhet edhe për vitin e ardhshëm. Do të jetë rentabile dhe do të funksionojë si ndërmarrje lokale”, tha Kuçi, raporton EO.

Kryetari Ardian Gjini, deklaroi se ngrohtorja do të jetë rentabile dhe qytetarët në këtë vit do të kenë ngrohje nga ngrohtorja me biomasë.

“Do të prodhoj energji termike dhe elektrike për ndërmarrjet dhe institucionet. Kjo ngrohtore do të jetë rentabile me biomasë. Investimet kapitale do të përmbyllen në këtë vit. Këtë vit qytetarët do të kenë ngrohje prej ngrohtores së re. Vitin e  ardhshme do të nis puna e gjeneratorit për energji elektrike”, u shpreh Gjini.

E në anën tjetër, drejtoresha e Ngrohtores së Qytetit, Albana Skivjani, falënderoj ministrin për mbështetjen.

“Jemi të nderuar me vizitën e ministrit. I diskutuam sfidat dhe gjendjen në të cilën është projekti. Shpreh falënderime për Bashkimin Evropian për financimin e ngrohtores”, tha Skivjani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme