Largohet tarraca e hotelit “Swiss Diamond”, ishte vendosur pa leje në sheshin “Nëna Terezë”

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 10:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas vërtetimit të vendimit të Komunës së Prishtinës, gjatë së martës është hequr tarraca e hotelit “Swiss Diamond”, e cila ishte e vendosur pa leje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Për largimin e kësaj tarrace, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar javë më parë.

Pronar i hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, bazuar në të dhënat publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), është Selim Pacolli, ish-nënkryetar i komunës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme