Latifi raportoi për punën gjashtë mujore

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur debatin e  parë publik me qytetarë, ku është prezantuar punën dhe aktivitetet tjera që janë mbajtur gjatë periudhës janar-Qershor 2019.

Në fillim të debatit kryetari Latifi, përmes projektorit ka paraqitur punën e tij për periudhën Janar-Qershor 2019, projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe raportuese dhe projektet që janë planifikuar të realizohen gjatë vitit 2019.

Në debat të pranishëm ishin, kryetar të lagjeve të qytetit dhe fshatrave përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të cilët pas përfundimit të raportimit të kryetarit, kanë pasur pyetje, komente dhe janë interesuar për projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe dhe ato që do janë planifikuar të realizohen në vazhdimësi.

Përgjigjet në pyetjet dhe shqetësimet e bëra nga pjesëmarrësit në debat u ka dhënë kryetari i komunës, Smajl Latifi dhe drejtor të drejtorive komunale.

Të ngjashme