Lekaj premton se rruga Bukosh-Prilluzhë kryhet vitin e ardhshëm

Vushtrri | 01 Tet 2017 | 20:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vizitoi sot disa projekte rrugore në komunën e Vushtrrisë.

Lekaj, i shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Bajram Mulaku, dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku, vizituan punimet për asfaltimin e segmentit rrugor Bukosh-Prilluzhë, e cila rrugë lidhë 18 fshatra.

Gjatë kësaj vizite, ministri premtoi se kjo rrugë do të realizohet brenda vitit të ardhshëm.

“Ne jem këtu që të mbështesim këto projekte, pa ngjyrosje politike dhe pa interesa individuale. Ajo që mbizotëron do të jetë e mira për qytetarët e kësaj komune. Ju kërkoj falje për stërzgjatjen e këtij projekti. Ne do t’i kryejmë të gjitha projektet sipas planit dinamik të punimeve ashtu siç është paraparë”, tha Lekaj.

Krei i MI-së theksoi se kjo rrugë krahas lehtësimit të qarkullimi për banorët, ndikon dhe në zhvillimin ekonomik të kësaj ane.

Ndërsa, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, e falënderoi ministrin për vizitën në dy projektet me rëndësi të kësaj komune.

“Rruga L221 e cila lidhë më shumë se 18 fshatra, dhe e cila është në gjendje çfarë po e shihni. Ne jemi të interesuar që punimet për rindërtimin e kësaj rruge të fillojnë sa më shpejt”.

“Shpresoj që të realizohet edhe projekti tjetër i rrugës nga fshati Nadakovc-Vushtrrri deri në Smrekovnicë”, shtoi Mulaku.

Edhe deputetja e Kuvendi të Kosovës, Xhevahire Izmaku e falenderoi ministrin Lekaj për këtë vizitë si dhe kërkoi që kjo rrugë të përfundohet sa më shpejt pasi që është në të mirën e banorëve të fshatrave të kësaj ane.

Pas kësaj ministri Lekaj i vizitoi punimet të cilat janë duke u realizuar në ndërtimin e urës në fshatin Pestovë.


Lexo më shumë:

Të ngjashme